TERMAT DHE KUSHTET

Center Mall ofron këtë faqe interneti për arsye edukimi dhe informimi.
Të gjitha të dhënat dhe informacionet e publikuara janë të karakterit informativ dhe Center Mall rezervon të drejtën për ti ndryshuar në varësi të kushteve dhe nevojave.
Në rast të pamundësisë së përkohshme apo ndërprerjen e internetit për shkaqe teknike apo ndikimeve të jashtme jashtë kontrollit të Center Mall, nuk do të marrim asnjë përgjegjësi dhe nuk garantojmë qasje të përhershme.
Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.
Këto terma dhe kushte përdorimi janë të zbatueshme për faqen e internetit www.centermall.biz.
Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.
Ne zotërojmë të drejtat mbi pronën intelektuale të faqeve të këtij website dhe të gjitha dokumentave të disponueshme në të. Marrja e informacionit, të dhënave, imazheve, riprodhimi dhe/ose ripublikimi i tyre është e ndaluar. Përdorimi i tyre është i mundur vetëm për qëllime jo-komerciale.
Ju nuk duhet të përdorni këtë faqe në ndonjë mënyre që mund t’i sjellë dëme faqes sonë ose mënyra të cilat mund të jenë të dëmshme, jashtëligjshme, apo të përbëjnë mashtrim.