RRETH NESH

Qendra Tregtare “ Center Mall ” – është themeluar në vitin 2015 i cili tashmë ka një ekip të kualifikuar
dhe udhëheqës. Ne fokusohemi kryesisht në përmbushjen e nevojave të konsumatorit. Udhëheqja jonë
synon që në një periudhë afatmesme të rrisë numrin e punëtorëve edhe më shumë.

E pozicionuar në qendër të qytetit të Gjakovës, Qendra Tregtare “Center Mall” është kthyer në një
destinacion të rëndësishëm për blerje, argëtim dhe relaksim të qytetarëve të rrafshit të Dukagjinit.

Në Center Mall mund të gjeni dyqanin e tekstilit, galanterinë e këpucëve, kozmetikës, orëve dhe
bizhuterive me një shumëllojshmëri të markave, bashkë me dyqane dhe hapësira të tjera të cilat janë
vazhdimisht në dispozicion të klientëve.
-Textilin me një shumëllojshmëri të produkteve për të gjitha grupmoshat si femra, meshkuj, fëmije si
veshje të ndryshme, veshmbathje si dhe sektorin e “Sport Shop” me mjaft brende te njohura si : Adidas,
Nike, Rebook, Champions.
-Gastronominë me lokalet : Mirage Restaurant, Buzz Coffe Shop, Blah Bar, View Bar si dhe këndin e
lodrave “ Fantasy Land” ku fëmija juaj mund të argëtohet nën mbikqyrje të plotë teksa ju kryeni blerjet
apo shijoni ushqimin dhe pijet ne lokalet tona.
-Gjithashtu kemi edhe Pastiçerinë e cila ofron ëmbëlsira të llojeve të ndryshme te përgatitura me shumë
dashuri.
-Fitness Center : është qendër fitnesi e cila zë hapsirë prej 1550 m2 brenda “Center Mall”. Fitnesi është
vetëm për femra, posedon paisje të teknologjise më të lartë dhe ambient të përshtatshëm, komod dhe
motivues për formësimin e trupit dhe rritjen e nivelit të energjisë. Gjithashtu fitnesi posedon saunë dhe
spa center.
Poashtu gjindet salla e aerobikut ku mbahen ushtrime Cardio dhe Kangoo Jumps.
Duke mos I lënë anash as fëmijët ne përkujdesemi që ata të kenë shkollën e baletit me profesor Tasim
Dajçi e cila mbahet dy here në javë.
-BookLand: BookLand është dyqani më i ri i librave dhe verërave në “Center Mall”, i cili ofron verëra të
cilësisë më të mirë, si dhe libra best-seller, romane, letërsi e shumë të tjerë për të rritur dhe fëmijë.
Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të ofrojmë produkte dhe shërbime sa më te mira për
konsumatorët me një spekter të gjerë aktivitetesh, gjithmonë duke synuar cilësinë e lartë në çdo kohë e
në çdo çast.